Përse pushteti po e rrënon arsimin publik!

0
339

Nga Albano Zhapaj

Është tashmë e qartë se pushteti ka frikë nga e tashmja, nga brezi i ri që po ngrihet, dhe nuk e sheh të ardhmen e tij jetëgjatë në qoftë se nuk godet tek edukimi, tek mendimi i lirë dhe tek shkolla publike.

Pushteti gjithmonë i ruhet faktit se rinia mund të iluminohet, të mendojë me mendjen e vet dhe të besojë tek forca e saj, dhe fundi i pushtetit kësisoj dihet.

 

Ajo që partia pushtet kërkon është që të rinjtë të jenë vetëm numra, për t’i përdorur ata qysh nga prapa tryezës së politikës, gjithë ato herë që duhen si për të votuar, ashtu edhe për t`u bërë pjesë e të ashtuquajturës bashkëqeverisje, e cila në thelb ka takimet masive të të rinjve, ku vetëm festohet dhe hahen qofte, dhe jo bashkëbisedimin qytetar.

 

Në këtë perspektivë, rinia si shoqëri e ardhshme e këtij vendi bëhet e ngurtë, të rinjtë nga nxënës e studentë shndërrohen në ushtarë, që gëzojnë liri të kufizuar si të ushtarëve, detyra e tyre nga përgatitje për edukim-formin kthehet në shërbim politik të partisë-pushtet.

 

Doktrina e regjimet fillon kështu dhe jep frytet e parashikuara nga pushtetpartia, dhe kjo fillon që pjesëmarrja e detyrueshme në ceremonitë dhe paradat e ngjashme me ato të totalitarizmit, të cilat në ndryshim nga diktaturat tradicionale, të cilat shiten si pjesëmarrje e lirë nga populli.

 

Dihet shkencërisht që në në çdo fillim të vetin totalitarizmi kërkon paraprakisht pëlqimin e masave, për të ndryshuar realitetin dhe më pas për ta rikrijuar atë sipas ideologjisë së tij.

 

Regjimet totalitare marrin në zotërim ndërgjegjen e qytetarëve, duke anuluar atë hapësirë ​​të origjinalitetit dhe individualitetit të pranishëm në secilin prej nesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here