Reforma zgjedhore/ Vasili: Shtyrja e afatit përtej 15 marsit, tentativë e Rilindjes për të bllokuar zgjidhjen politike

0
116

Nën kryetari i LSI Petrit Vasili, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, rreth deklaratës së mëparshme nga Damian Gjiknuri i cili u shpres se marrëveshja pë reformën zgjedhore mund të zgjas edhe përtej datës së parashikuar 15 mars.

Vasili thotë se me shtyrjen e datës rilindja kërkon të shkaterroj marëveshjen mes palëve për reformen zgjedhore.

Postimi i plotë:

Reforma zgjedhore duhet te perfundoje brenda 15 marsit.

Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.

Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne keshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.

Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.

E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie vetem mbi Edi Ramen dhe rilindjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here