PD denoncon, Balliu: 320 milion euro vjedhje me rrugën Lekaj –Fier. Organet e drejtësisë të nisin hetimet  

0
120

Deklaratë e Shefit të Organizimit, Klevis Balliu

 

 

Vjedhjet e çarter-qeverisë nuk kanë të ndaluar.

 

Abuzimit ekzistues me dy segmente të autostradës Milot-Fier, për të cilën janë akorduar 837 milion euro, sikur të mos mjaftonin, i shtohen edhe një treqindshe tjetër.

 

Kështu segmenti Lekaj -Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro.

 

Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro.

 

Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.

 

Nuk janë këto kostot e vetme për qytetatët shqiptarë, të cilëve 1 km rrugë në fushë u kushton 3-4 fish më shumë se në një vend të BE.

 

Pas përfundimit të Milot-Fier kjo rrugë do të jetë me pagesë, ashtu si dhe Rruga e Kombit. Kësisoj qytetarëve shqiptarë u duhet të paguajnë tri herë për të njëjtën rrugë: për kostot e saj, vjedhjet e qeverisë dhe pastaj për të udhëtuar në të.

 

Këto janë rrugët pa krye të Edi Ramës që kthehen në humnera financiare për takspaguesit shqiptarë.

 

Partia Demokratike u kërkon organeve të drejtësisë të nisin hetimet për këtë abuzim të ri, i cili, pikërisht se ka precedentë, duke mos qenë i pari, e bën edhe më të rëndë dhe fyese shkeljen.

 

I kuptojmë opinionit publik se ne jemi forca politike qeveria e së cilës ndërtoi Rrugën e Kombit, mes maleve më të ashpra të Ballkanit, me dyfishin e gjatësisë së Milot-Fier, dhe të njëjtat kosto.

 

Ky është standardi ynë.

 

Me qeveri që kanë vjedhjen të vetmin standard, Shqipëria është në rrezik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here