Aksident i rëndë në Kurbin, përplasen dy makina, 6 të plagosur

0
139

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur.

Siç duket edhe në pamje, përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e Laçit dhe ka dërguar të plagosurit në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here