Protesta për vdekjen e Learit në komisariat, Braimllari i pranishëm në shesh: Erdhi nga dhuna barbare e policisë së shtetit

0
135

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ishte i pranishëm në protestën e dytë të organizuar për vdekjen e Lear Kurtit.

 

Në një intervistë për Euronews Albania drejtpërdrejtë nga ambientet e Kryeministrisë, godina para së cilës ishin mbledhur qytetarët, Brahimllari tha se i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në protestë nga rrjetet sociale.

 

“Është një ngjarje që përsëritet për të disatën herë nga Policia e Shtetit. Humbja e jetës së qytetarëve nga dhuna barbare e efektivëve të Policisë së Shtetit është e qartë, vjen si pasojë e arrogancës, papërgjegjshmërisë, mungesës së zbatimit të ligjit, që frymëzohen drejtpërdrejtë nga Edi Rama,” – u shpreh ai.

 

Në protestë janë parë deputetë, ish-deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike gjithashtu.

Protesta e dytë për vdekjen e Lear Kurtit, pas asaj të së premtes nisi para Ministrisë së Brendshme rreth orës 18:00 dhe u zhvendos para kryeministrisë.

 

Qytetarët ndezën qirinj për 32-vjeçarin para ministrisë, ndërsa gjuajtën me miell efektivët dhe me domate godinën.

 

Protestuesit kanë akuzuar policinë me thirrjet se janë vrasës dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Slogani është “Drejtësi për Learin”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here