Fier Bie aksidentalisht nga kati i tretë, plagoset rëndë polici privat

0
329

Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati, duke u plagosur rëndë. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për 60-vjeçarin Enver Skëndaj, nga Komuna Qendër, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Po sipas të njëjtave burime, 60-vjeçari punonte si polic privat, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja e shënuar pasditen e djeshme është aksidentale. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka marrë në pyetje familjarë e tij mbi mënyrën sesi ka ndodhur ngjarja dhe paraprakisht dyshohet se është aksidentale.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency