Shkodër Sekuestrohen 36 kg kanabis, prangosen 2 persona

0
349

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është tentuar të trafikohet dje përmes pikës kufitare të Muriqanit në Shkodër. Policia kufitare ka zbuluar drogën dhe ka vënë në pranga transportuesit e saj. Policia e Muriqanit ka sekuestruar 36 kg kanabis sativa ndërkohë që ka ndaluar dy persona, përkatësisht Gentian Cara dhe Mark Prendi. Ndërkohë, mësohet se droga ishte e fshehur në mjetin tip “Benz” me targa AA 928 FB, në të cilin udhëtonin Cara dhe Prendi. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për të zbuluar origjinën e sasisë së drogës dhe destinacionin përfundimtar të saj. Ndërkohë, materialet hetimore për dy të ndaluarit do t’i kalojnë Prokurorisë së krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “trafik ndërkombëtar i drogës”, mbetur në tentativë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency