Enciklopedi/ Vijnë 5 botime për genocidin grek ndaj camëve

0
195

Historisë së genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë i shtohen dhe 5 botime të reja. Enciklopeditë dhe botimet historike mbajnë autorësinë e Ibrahim Hoxhës. I pranishëm në promovimin e librave, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se çamët në vitet 1944 përjetuan genoncidin më çnjerëzor për largimet e tyre nga trojet.

5 botime të reja enciklopedike i shtohen historisë së vendit në 72-vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Autori është Ibrahim Hoxha, që 92 vitet e jetës së tij dhe përjetimet e genocidit, i përmbledh në këto botime.

Ibrahim Hoxha: Unë ju kam përkushtuar veprës së këtyre njerëzve, i kam përshkruar me hollësi edhe ata që kam mësuar nga historia, por edhe ata që kam njohur vetë.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha se botimet janë një rrëfim i genocidit me çnjerëzor të largimit të çamëve nga trojet e tyre.

Idrizi: Ne sot shqiptarët e Çamërisë jemi të përzënë nga vatrat tona, pra janë mohuar të drejtat themelore të njeriut, jemi përzënë pas një genocidi të tmerrshëm njerëzor.

Autori ka dhe një mori shkrimesh mbi çështjen çame që presin botimin, duke e çuar veprimtarinë e tij letrare në total në 19 libra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here