Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me gjashtë vite burg këngëtaren Fjolla Morina, raporton News 24.
Në një kohë që ajo është shpallur në kërkim, mbi Fjolla Morinën tashmë rëndon vendimi i dënimit për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’.
Këngëtarja e njohur nga Kosova e ka thyer arrestin e shtëpisë të vendosur nga Gjykata e Kukësit dhe në rrjetet sociale ajo dhe partneri i saj kanë publikuar foto nga Dubai dhe Maldivet.