Noka: Pasi riktheu regjimin e kursimit, Rama po punon të rikthejë regjimin e vizave

0
124

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar pas kërkesës së Çekisë për të rikthyer regjimin vizave për Shqipërinë pasi ka dështuar në kontrollin e kufijve ndaj emigrantëve klandestinë.

Noka ka ironizuar Ramën, duke thënë se pritet që t’i vërsulë Çekisë patronazhistët e tij të fejsubukut që ta shpallin armike qeverinë çeke, e cila ka të gjitha fajet pse Rama e ktheu Shqipërinë në një han pa porta për klandestinët, ku nuk merret vesh kush hyn e kush del.

Postimi i plotë:

Pritet nga çasti në çast që Rama t’i vërsulë Çekisë patronazhistët e tij të fejsubukut që ta shpallin armike qeverinë çeke, e cila ka të gjitha fajet pse Rama e ktheu Shqipërinë në një han pa porta për klandestinët, ku nuk merret vesh kush hyn e kush del.

Pasi riktheu regjimin e kursimit, Rama po punon të rikthejë regjimin e vizave.

Sikur drejtësia të merrej seriozisht një ditë të vetme me Ramën, vendi do të çlirohej nga pandëshkueshmëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here