Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që kërkon ndalimin e luftimeve në Gaza

0
251

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka votuar këtë të mërkurë pro rezolutës që kërkon ndalimin e luftimeve në Gaza.

 

Britania, SHBA dhe Rusia, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj rezolutës, abstenuan – ndërsa 12 anëtarët e mbetur votuan pro, shkruan Sky News.

Rusia ishte e pasuksesshme në një përpjekje të vonë për të ndryshuar rezolutën për të shtuar një thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Përpjekjet e mëparshme për të rënë dakord mbi një rezolutë janë përqendruar rreth thirrjes për një pauzë humanitare ose një armëpushim.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here