Opozita jashtë zgjedhjeve, Blushi: Qeveria nuk di pasojat e këtij vendimi, kriza nuk dihet kur mbaron

0
186

Menjëherë pas  vendimit të partie të koalicionit opozitar të cilat vendosën  se nuk do të rregjistrohen si subjekte zgjedhore dhe as si koalicion zgjedhor nesh nuk ka qeveri teknike ka reaguar Kreu i LIBRA-s Ben Blushi.

Ai thotë se tërheqja e partive opozitarë nga zgjedhjet është një kërcënim për zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij qeveria aktuale nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi gjë që të bën të mendosh se nuk do të ketë një marveshje mes saj dhe opozitës.

Statusi i plotë:

KRIZA SHQIPTARE NUK DIHET KU MBARON
Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga regjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit. Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrëveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë. Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo. Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashkueshme. Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë. LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra.

https://www.facebook.com/benblushi.al/posts/477790695677911

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here