Sergio Matarrella vizitë zyrtare nesër në Shqipëri

0
115

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të vizitojë më 8 shtator Shqipërinë, në një vizitë zyrtare.

Ai do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në fund të takimit, dy krerët e shteteve do të japin deklarata për shtyp.

Më pas, Presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë me lule në Statujën e Nënës Shqipëri në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve të Shqipërisë.

Vizita do të vijojë me bisedën me Kryeministrin Edi Rama ndërsa pasdite Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane të Tiranës i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës “Dante Alighieri”, Andrea Riccardi dhe bashkëthemeluesja e Shkollës Concetta Marotta.

Pas përfundimit, Kreu i Shtetit do të pritet në godinën e Kuvendit nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

Vizita do të mbyllet me një takim me një përfaqësues të komunitetit italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here