Skandal/Aksidentohet pranë QSUT-së, 45 minuta për të ardhur ambulanca (Videolajm)

0
189

Një qytetar i plagosur pas një aksidenti në rrugën Ferit Xhajko. Dëshmitarët kanë denoncuar me foto dhe video në redaksinë e “Jetaoshqef” sesi personi i gjakosur, ka pritur 45 minuta për të ardhur shërbimi i ambulancës, edhe pse zona ndodhet shumë pranë Spitalit “QSUT”.

Rruga “Ferrit Xhajko”, zona në afërsi të tregut të “Medresesë” në Tiranë ndodhet shumë afër spitalit, ndërsa kalimtarët dhe të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se iu janë dashur të presin e të shikojnë atë skenë të frikshme për plotë 45 minuta, deri sa erdhën bluzat e bardha dhe transportuan personin, të cilit i dilte gjaku pa pushim nga pjesa e kokës.

Qytetarë të shumtë kanë ofruar ndihmën e tyre për të transportuar në spital të dëmtuarin, por ka qenë policia ajo që i ka ndaluar dhe është vendosur në pritje të ambulancës.

Ende nuk dihet nëse burri është rrëzuar nga pakujdesia dhe si pasojë është dëmtuar në kokë, apo nëse bëhet fjalë për një aksident automobilistik. Ngjarja ngelet për t’u zbardhur në vijim, ndërsa në fotot dhe videon e mëposhtme shfaqen momentet gjatë qëndrimit të burrit në tokë. Kujdes, Pamje të rënda!

skandali

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here