EKSKLUZIVE/ “Bomba” nga Gjermania, kanali kryesor “ZDF” godet Ramën në edicionin qendror informativ

0
116

Kanali kryesor në Gjermani , prestigjozi “ZDF” në edicionin qendror të lajmeve ka folur sot edhe për protestën e studentëve në Shqipëri. Media më e madhe gjermane thekson se studentët prptestojnë kundër korrupsionit. Madje në titullin e kronikës televizive, të hedhur më pas edhe në faqen zyrtare të ZDF, nënvizohet titulli: “studentët shqiptarë protestojnë prej javësh përpara Kryeministrisë. Ata e akuzojnë atë për korrupsion dhe lidhje me drogën”

 

Pjesa e lajmit në edicionin qendror

Spikerja gjermane e lajmeve: Në Shqipëri vazhdon protesta e studentëve. Në këtë shtet jetojnë rreth 2 milionë e 870 mijë banorë. Në 5 vitet e fundit fondacioni “Kondrad Adenauer” ka dhënë 400.000 euro për këtë vend. 30 e të rinjve  janë të papunë. Për më shumë ndjekin kronikën:

Kronika e plotë

Studentët shqiptarë kanë vazhduar edhe sot me protestën e tyre para Kryeministrisë. Ata kërkojnë më shumë të drejta, si dhe zgjidhje të situatës kaotike në të cilën ndodhet arsimi. Në një prononcim për ZDF studenti Albi Tola ka treguar për kushtet e vështira në të cilat jetojnë studentët e vendosur në konviktet shtetërore. Sipas këtij të fundit, nuk ka patur asnjë rikonstruksion apo investim në këto godina, dhe kjo ka ardhur si pasojë e harresës dhe korrupsionit të institucioneve përkatëse. Ndërsa Kryeministrri i vendit, Edi Rama, nuk ka ndërmarrë akoma asnjë akt zgjidhës, përveçse ka kërkuar dialog me studentët. Këta të fundit nuk kanë pranuar dialog, por kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se protesta e tyre do të vazhdoje deri në plotësomin e kërkesave.  Ata kanë vendosur që kauza e tyre ta kthejnë në kauzë kombëtare, në të mirë të vendit.

 

Video e plote e edicionit informativ

https://www.zdf.de/nachrichten/heute-19-uhr

 

*Perkthimi i gjithe kronikes televizive te “ZDF” nga standard.al. Riprodhimi lajmit vetem me te drejtat e autorit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here