FOTOLAJM/ ‘Pishën mes pishinës e skicoi vetë Rama, tani po e prish’

0
154

Teksa sot po prishet pishina VIP në ‘Prestige Resort’, detajet e projektit në fjalë ishin skicuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Këtë fakt e kanë konfirmuar dhe drejtues dhe punonjës të resortit.

News24 raporton se pisha që qëndron si ishull në mes të pishinës, që aktualisht po prishet nga fadromat, ishte dhënë si ide me skicë nga vetë Rama, i cili dje dha urdhrin e paligjshëm për të mësyrë në ‘Prestige Resort’.

Po ashtu mësohet se Rama kishte dhënë dhe idenë se si të vendoseshin dritat në këtë pishinë VIP.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here