Balla qëndroi dy muaj te dhoma presidenciale si pasha, gatuante me ne

0
226

Punonjëset e ‘Prestige Resort’ kanë folur sot për atë që po ndodh prej dy ditësh me aksionin e INUK që shkatërroi pishinat e këtij resorti dhe pse gjithçka figuron me dokumente të rregullta.

Ato kanë treguar dhe episode nga vizitat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Kanë kujtuar përgëzimet e Ramës ndaj tyre dhe shërbimin ndaj Ballës, i cili ka pushuar me ditë të tëra në këtë resort.

Rama, kur ishte, na tha fole dallëndysheje, na falënderoi, hëngri dhe drekë. Prestige Resort priti dhe banorët nga tërmeti dhe afganët. Nga 3 vakte, 5 jepte. Po shpenzimet kur kanë ikur afganët që i ka larë e të gjitha. Kjo është turp. Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty. Kjo është e keqe për ne, jo për shefin. Unë mbaj familjen. Kanë ardhur pushtetarë shumë, pa numër. Kanë ngelur shumë të kënaqur dhe dje thoshin si mund të prishet një gjë e bukur”, thanë punonjëset.

Edhe shefi i kuzhinës së Prestige Resort pohoi për News24 se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë si i shtëpisë në këtë hotel, madje ka gatuar dhe në kuzhinë bashkë me të. Kuzhinieri tha se Balla duhet të ishte i pranishëm në resort sot për të ofruar mbështetjen e tij.

Kam punuar dhe jashtë vendit. Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë vend. Ajo që më vjen në mendje është se Taulant Balla ka ardhur dhe me mua në kuzhinë, kemi gatuar bashkë. Ai minimumi i minimumeve duhet të ishte krah nesh. Si ka mundësi që ai nuk jep një prononcim. Ai ka qëndruar këtu me ne, dhe i kemi shërbyer. Kjo që po bëhet s’ka asnjë shpjegim. Ky resort është si shtëpia jonë”, tha kuzhinieri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here