Balliu: Kushdo që sot denoncon korrupsionin, kërcënohet nga banda në pushtet!

0
110

Klevis Balliu, shef i Organizimit në PD, duke ndjekur vazhdimin e shembjeve nga IKMT në të dytën ditë në resortin “Prestige”, ka krijuar bindjen e plotë se pushtetarët duan të kontrollojnë gjithçka dhe ta kthejnë këtë vend nën regjimin e bandave.

“Media në Shqipëri gjendet nën kërcënimet e bandës në pushtet, – shprehet Balliu. –  Kushdo që sot denoncon korrupsionin në administratë, punësimet e paligjshme dhe nepotike apo dhe korrupsionin dhe trafikun në dogana, është nën kërcënimin e pushtetit. Kjo pasi banda në pushtet vijon të drejtojë vendin vetëm falë lidhjeve të errëta të qeveritarëve dhe kriminelëve.

Sulmi ndaj News 24 është sulm ndaj medias së lirë dhe tregon edhe një herë se këta pushtetarë duan të kontrollojnë gjithçka dhe ta kthejnë këtë vend nën regjimin e bandave.  Kjo bandë në pushtet duhet ndalur një orë e më parë,” thekson me forcë Balliu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here