Gjendet parcela me kanabis në Himarë, arrestohen dy persona

0
100

Një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa është gjetur nga policia e Himarës në vendin e quajtur “Gjimlik”. Pas operacionit të policisë janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike. Të arrestuar janë 39 vjeçari me inicialet R. C. banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes si dhe 33 vjeçari me inicialet D. A. banues në Vlorë. Policia njofton se ka asgjësuar parcelën me kanabis ndërsa ka sekuestrua një sasi lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here