Zgjatet karantina/ Boris Johnson i shqetësuar për një goditje të dytë të koronavirusit në Britaninë e Madhe

0
115

Kryeministri Boris Johnson,  është shprehur i shqetësuar për një rikthim të dytë të mundshëm të virusit në Britaninë e Madhe.

Një burim nga Downing Street ka bërë të ditur për mediat britanike se Boris Johnson ka qenë plotësisht dakord me vendimin e marrë javën e kaluar për të zgjatur karantinën.

Ai ka shprehur kujdesin maksimal përballë heqjes së masave të bllokimit në Britaninë e Madhe. Boris Johnson ditën e premte foli në lidhje me ‘lockdown’ me Dominic Raab. i cili që kur kryeministri u infektua me koronavirus kryen detyrat e tij.

Boris Johnson është duke u shëruar plotësisht teksa po qëndron në shtëpi, pasi mori trajtimin e nevojshëm mjekësor për disa ditë në spital, ku qëndroi për tre net në terapi intensive.

Në Britanine e MADHE janë konfirmuar më shumë se 120 mijë të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë më shumë se 16 mijë persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here