Fifi iu kthet ashpër Rinës dhe Taynës : Po u bëjnë reklamë prostitucionit, drogës dhe lëndëve narkotike

0
166

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” ka qenë Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe, Fifi.

Këngëtarja prej disa vitesh është një nga zërat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar e cila ka kënduar në zhanre të ndryshëm si pop apo rep. Dy moderatoret e kanë pyetur Fifin se çfarë mendimi ka ajo për reperet e reja që kanë dalë së fundmi që i bëjnë diss-e njëra tjetrës dhe thonë se janë më të mirat në atë që bëjnë.

“S’ka lidhje nuk e klasifikoj veten si repere. Përpara meje ka qenë Gjira, para Gjirës Mc Mimo dhe nuk mund të thotë dikush që unë jam e para. E rëndësishme është që ta dinë kush është shkolla. Është dikush këtu profesori, unë. Është një professor që po i rrit me tekste. Nuk i di nëse i bëjnë tekstet vetë. Unë i kam dëgjuar u uroj suksese. Më vjen shumë keq që po u bëjnë reklamë prostitucionit drogës dhe lëndëve narkotike në këtë rast. Ishalla kthjellojnë. Repi është revolucion jo drogë dhe prostitucion. Njerëzit e kanë bërë për të kallëzuar realitetin, flitet për gjëra që nuk ia vlen fare të diskutohet për to. Harrojmë që jemi në Shqipëri. “,- është shprehur Fifi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here