Eksperti i ekonomisë e thotë hapur: Shqipëria po ndjek politikën e gabuar ekonomike

0
160

I ftuar në Ora News për të diksutuar rreth trashëgimisë ekonomike që na la 2019, eksperti i ekonomisë Enriko Ceko tha se politika makro-ekonomike në Shqipëri po ndjek një drejtim të gabuar.

“Sistemi për momentin nuk po funksionon shumë mirë për të nxitur brenda sistemit shpirtin sipërmarrës të shqiptarëve dhe prirjen për konsum.Në Shqipëri parametrat makro-ekonomik nuk janë në kontroll për shkak të politikave ekonomike por janë shifra të cilat edhe vet nuk i dimë fort mirë a janë të sakta apo jo por na duhen shifra të sakta për të marrë veprime”.

Më tej ai nënvizion se Shqipëria është një vend që nuk ka të gjithë mekanizmat për të ndjekur një politikë liberalo-ekonomike por duhet të ndjekë politika konservatore-ekonomike për faktin se i jep më shumë mundësi tregut për tu zgjeruar.

Enriko Ceko :“Nga ana tjeter duhet të theksojme se kur flasim për nxitjen e shpirtit sipërmarrës dhe prirjen për konsum duhet që sektorët të lidhen me njëri tjetrin. Gjatë gjithë historisë së Shqipërisë kur nuk ka një mobilizim të burimeve natyrore dhe financiare janë më të mira politikat konservatorë që e mbajnë qytetarin brenda dhe i krijon mundësi qytetarit të jetojnë mirë në vendin e tyre .Politikat liberale janë të mira në ato vende ku ka prirje të ketë investimë në bursë dhe sistemi bankar jep kredi me një normë të pranueshme për ata që kanë vënë lek në banka.Në vende si Shqipëria politikat liberale janë të ngurta, funkisonon politika fiskale dhe politika monetare.Momentalisht këto dy politika i kemi në kahe të ndryshme,nuk ka një përqasje mes tyre.Politikat konservatore bëjnë të mundur mobilizimin e burimeve natyrore.Me politikat liberale sic kemi vepruar deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme sepse kanë munguar mekanizmat mbikqyrës për to.Janë politikat konsvervatorë ato që bëjnë ligje të mira .Konservator do të thotë të jesh me këmbë në tokë kështu që ne duhet të shkojmë drejt zhvillimit dhe momenti për Shqipërinë është të shkojë drejt politikave konservatore”.

 

/Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here