40 ditë pas tërmetit, Thumana ende në çadra…

0
136

Në Thumanë, vështirësitë e banorëve që jetojnë në çadra janë të mëdha. Ata përballojnë temperaturat e ulëta por me shpresë se do strehohen. 

“Jetojmë në çadër, çfarë bie jashtë bie dhe brenda”

40 ditë pasi tërmeti i mori gjithçka kishin, një pjesë e banorëve të Thumanës vijojnë të jetojnë nëpër çadra edhe pse temperaturat këto ditë po shënojnë disa gradë nën zero.

“Në çadër festova, ndezëm pak zjarr”

“Ne rrimë këtu, nuk kemi ku të rrimë. Është krejt Thumana”

Netët e ftohta nuk e shuajnë shpresën se një përfaqësues i shtetit do t’i ofrojë diçka konkrete për strehimin e tyre, pse jo një banesë të ngrohtë me qira.

“Vetë nuk kam më takat të bëj shtëpi”

“Në çadër ka që në datën 26 që po rrimë”

“Nuk është interesuar askush”

Një ditë më parë në vendin e gërmadhave u bënë homazhe në nderim të viktimave 40 ditë pas tragjedisë.

Banorët që janë strehuar në hotel ishin paralajmëruar për të dalë e për të jetuar në banesa me qira, por vështirësitë në gjetjen  e banesave të tilla e detyroi qeverinë ta shtyjë këtë në një periudhe pa afat.

/Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here