“FIFA nuk lejoi që dy lojtarë të Zvicrës të kalonin te Kosova”

0
121

Të tjera detaje zbulohen rreth futbollistëve me origjinë shqiptare që kanë tentuar t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës.

Një ditë më parë Federata Zvicerane e Futbollit publikoi listën e lojtarëve që do të luajnë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, duke shuar shpresat e zyrtarëve të Kosovës për afrime të reja, pasi lojtarët me origjinë shqiptare ishin pjesë e 23 futbollistëve të thirrur. Ndërsa sot mediat e Kosovës shkruajnë se dy futbollistët Shani Tarashaj dhe Xherdan Shaqiri kishin shfaqur dëshirën për të luajtur për Kosovën, por FIFA nuk u dha ‘dritën jeshile’.

“Shaniu kishte dëshirë të madhe të luante për Kosovën, ai ishte në gjendje të bënte çdo gjë për ta bërë ëndrrën realitet dhe këtë e dinë më mirë edhe FFK dhe trajneri Bunjaku. Por vendimi i FIFA-s ishte që ai nuk mund ta ndërrojë përfaqësuesen e Kosovës pasi ka luajtur ndeshje zyrtare me Zvicrën pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA”,-ka deklaruar për ‘Telegrafin’ një burim brenda FFK-së. Gazeta citon një tjetër burim dhe thotë se përveç Tarashajt ishte edhe Shaqiri ai që nuk mori lejen e FIFA-s për të shkuar te Kosova. Më herët, nga Kombëtarja shqiptare e futbollit drejt Përfaqësueses së Kosovës ikën kuqezinjtë si: Rashica, Shala, Meha dhe Rrahmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here