Basha: 15 milionë euro për ndërtimin e shkollave në Tiranë

0
198

Blerta Mrishaj

Lulzim-Basha-Keshill-NOAPo kështu bëjnë të mundur dhe realizimin e një tjetër premtimi të bërë nga kryetari i bashkisë gjatë fushatës elektorale për hapje ndaj komunitetit të palestrave, terreneve sportive si dhe ambienteve ndihmëse të shkollave. Kryetari Bashkisë së Tiranës e ka cilësuar të papranueshëm kërcënimin që kryetari i PS-së u bën drejtorëve të shkollave

 

 

Kreu i Bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha, nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave ndaj komunitetit. Në një ceremoni të zhvilluar dje, Basha ka garantuar më shumë pjesëmarrje aktive të prindërve si dhe ndërtim të hapësirave për aktivitete sportive dhe artistike. Basha u është përgjigjur edhe akuzave të kreut të PS-së, Edi Rama, për përfshirje të detyruar të nxënësve dhe mësuesve në mitingjet e PD-së. Sipas Bashës, ato janë kërcënime ndaj drejtuesve të shkollave, ndërsa shtoi se nuk është faji i mësuesve apo drejtorëve të shkollave për fushatën e Ramës. “Nuk ka rrugë tjetër për t’u dhënë fëmijëve të kryeqytetit një bazë të shëndoshë për të konkurruar në Bashkimin Evropian, përveç mbështetjes që u jepet shkollave dhe ç’është më e rëndësishmja mësuesve dhe drejtuesve të këtyre shkollave. Rruga që jepet ajo e kërcënimit të drejtorëve nuk është gjë tjetër veçse poshtërim, unë do thosha që fajin për fushatën e Ramës nuk e kanë drejtorët e kanë çiklistët. Ju do të thoni pse çiklistët? Unë do them pse drejtorët?”, – u shpreh Basha

Marrëveshja

Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që standardet në shkollat e mesme të kryeqytetit të vazhdojnë të rriten dhe infrastruktura e shkollave të përmirësohet. Këtë ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar nga gjimnazi “Qemal Stafa”, i cili me 28 prill është vlerësuar me çmimin “Harku i Triumfit” kategoria “Gold” për vitin 2013, nga organizata më e madhe e vlerësimit të cilësisë “Bid Europe”. Ndër 100 kriteret që plotësoi ky gjimnaz ishin cilësi e lartë mësimdhënie, rezultate të larta, trajnim i vazhdueshëm, cilësi në planifikim, komunikim, lidership, përdorim teknologji e standardet në inovacion etj. Për rezultate të larta në Maturën Shtetërore të vitit 2012 gjimnazi “Qemal Stafa” u rendit i pari dhe u vlerësua dhe me çmimin “Prizmi i Artë”. “Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që standardet në arsimin e kryeqytetit të vazhdojë të rritet për të qenë në ato nivel të përputhën pritshmëritë që ju keni nga fëmijët tuaj gjimnazistë dhe student”, – u shpreh Basha.

Shkollat

Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur dje se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të ketë në dispozicion një grant prej 15 milionë eurosh për të ndërtuar dhe rikonstruktuar shkollat e Tiranës. “Numri i shkollave në qytet ka mbetur i vogël dhe i reduktuar dhe kjo natyrisht ka një efekt në cilësinë e mësimdhënies. Ndaj dua të ndaj me ju lajmin që si pjesë e paketës investuese e Bashkisë së Tiranës jemi në prag të firmosje së marrëveshjes, grandi prej 15 milionë eurosh në një organizatë të njohur me kontribuuesin e zhvillimit të Shqipërisë OFID, e cila do të bëjë të mundur që ne të tejkalojmë brenda një kohe të shkurtër këtë trashëgimi të hidhur të infrastrukturës së prapambetur arsimore në Tiranë dhe do të bëjmë të mundur jo vetëm arsim cilësorë në gjimnazet dhe në shkollat 9-vjeçare të qytetit tonë, por të bëjmë të mundur shndërrimin e këtyre shkollave në qendra komunitare siç parashikohen në marrëveshjen e sotme”, – u shpreh Basha.

Bashkia

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila synon gjallërimin e jetës sportive dhe rinore brenda çdo shkolle me veprimtari të ndryshme gjatë dhe pas orarit mësimor. Po kështu bëjnë të mundur dhe realizimin e një tjetër premtimi të bërë nga kryetari i bashkisë gjatë fushatës elektorale për hapje ndaj komunitetit të palestrave, terreneve sportive si dhe ambienteve ndihmëse të shkollave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka cilësuar të papranueshëm kërcënimin që kryetari i PS-së u bën drejtorëve të shkollave. “Nuk ka rrugë tjetër për t’i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një bazë të shëndoshë për të konkurruar në Bashkimin Evropian, përveç mbështetjes që ju jepet shkollave dhe ç’është më e rëndësishmja mësuesve dhe drejtuesve të këtyre shkollave. Rruga që jepet ajo e kërcënimit të drejtorëve nuk është gjë tjetër veçse poshtërim, unë do thosha që fajin për fushatën e Ramës nuk e kanë drejtorët e kanë çiklistët. Ju do të thoni pse çiklistët? Unë do them pse drejtorët?”, – u shpreh Basha.

 

Shtohen rastet

Alergjitë prekin 20 për qind të popullatës

 

Kjo zakonisht zhvillohet pas moshës 30 vjeç dhe zakonisht nuk është e lidhur me shkaqe alergjike. Më shpesh preken gratë dhe ato bëjnë infeksione të traktit respirator. Faktorët e rrezikut të astmës janë: I. Faktorë personalë: predispozita gjenetike, hiperaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes,etj II. Faktorët mjedisorë, të cilët modifikojnë predispozicionin gjen etik, duke ndikuar kryesisht në individët e predispozuar. Faktorë që ndikojnë mbi rritjen e ndjeshmërisë për të zhvilluar astmë në individët e predispozuar dhe këtu bëjnë pjesë alergenet brënda shtëpisë ( pluhurat, qimet e kafshëve, kërpudhat, mykrat, majaja);-Alergenet jashtë shtëpisë (polenet, duhanpirja aktive e pasive, sensibilizues profesionale (njihen rreth 361), avujt e bojrave të lyerjes, pasturesit e lëngshëm, aromat e forta, parfumet;-Ndotës të ndryshëm të ajrit (atmosferikë edhe shtëpiakë); – I nfeksionet resipratore. II.ii Nëngrupi i dytë i faktorëve që precipitojnë acarimin e astmës dhe ose shkaktojnë vazhdimësi të simptomave apo krizat esaj. Substanca alegjizuese të brendshme dhe të jashtëme si në këtë nën grup faktorësh apo shkaktarësh të astmës janë: pluhurat e ndryshme , mykrat, kërpudhat, polenet, qimet e kafshëve, furrtarët. Ndotësit e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm. Substanca irrituese si: duhanpirja aktive e pasive, parfumet, aromat e forta (spraj për flokët, avulli i bojrave të lyerjes dhe pastruesit e lëngshëm,etj) apo ndotës të ndryshëm . Aktiviteti fizik, sporti, vrapimi, hiperventilimi Substanca ushqimore, konservantë, etj Ndr yshimet e motit sidomos m Infeksionet virale si gripi apo rrufa i ftohtë dhe i lagësht. Disa medikamente si: aspirina,betabllokuesit, antiinflamatorët. Astma mund të kurohet vetëm nëse respektohen rreptësisht 3 shtylla, siç janë:-parandalimi i faktorëve që ndikojnë në shkaktimin e sëmundjes, -mjekimi i duhur, korrekt dhe i rregullt, dhe vaksinimi ndaj shkaktarëve. Identifikimi dhe ulja e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut, ndjekja e zgjatur dhe korrekte e astmës, do t’u mundë sojë pacientëve arritjen e një ko ntrolli ndaj sëmundjes së tyre. Falë mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë, shumë preparate janë futur tashmë ne skemat e barnave të rimbursueshme duke i dhënë mundësi të gjithë shtresave të popullatës që të arrijnë të marrin mjekimin e tyre të vazhdueshëm, falë të cilit pacientët mund të arrijnë të bëjnë një jetë normale, pa asnjë kufizim, për shkak të sëmundjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency