Genc Pollo për “New Europe”/ Ambasadorja intervencioniste amerikane në Tiranë nën presion

0
250

Nga Genc Pollo, NEW EUROPE

“Unë mund t’ju siguroj se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë te ambasadorja Yuri Kim,” deklaroi në Tiranë Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, në një intervistë të mirë-përgatitur me korrespondentin lokal të Zërit të Amerikës. Mbrojtja e kolegëve diplomatë është praktikë standarde në diplomacinë amerikane, edhe në rastet kur një mbrojtje e tillë publike mund të jetë e pajustifikuar.

Megjithatë, kjo është gjithashtu shpesh një shenjë e problemeve.

Ambasadorja Kim u akuzua se kishte ndërhyrë në drejtësinë shqiptare me qëllim që të bënte presion për një vendim gjykate kundër opozitës kryesore, Partisë Demokratike: ajo donte të favorizonte një grup të ndarë të partisë që pretendonte se janë drejtuesit e partisë. Kim e ka pranuar indirekt ndërhyrjen e saj përmes një postimi në Twitter. Ambasadorja është përplasur vazhdimisht me liderin e opozitës, Sali Berisha dhe ka treguar mbështetje të vazhdueshme për qeverinë aktuale Rama, pavarësisht raporteve të Departamentit të Shtetit që shprehin kritika të forta për korrupsionin zyrtar të nivelit të lartë dhe qeverisjen e keqe.

Profesori Ilir Kalemaj nga një degë e Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë vë në dukje një rritje të anti-amerikanizmit në këtë komb shumë pro-amerikan: “Kjo ka të bëjë me kapadaillëkun e ambasadores”.

“Pavarësisht se ajo është një simbol i vendit të saj, zonja Kim është helmuese në gjuhën e saj, më e afërt me qeverinë dhe më mbështetëse e kryeministrit Rama,” i tha ai degës lokale të CNN- A2 gjatë javës së kaluar.

Në të vërtetë, një sondazh i tetorit 2021, i porositur nga Euronews Albania, zbuloi se vetëm 32.6 përqind e të anketuarve do të ishin në anën e SHBA-së në një konflikt imagjinar me BE-në; mbështetja për këta të fundit ishte në nivelin e 56.9 përqind. Më parë, shifrat e mbështetjes ishin të anasjella.

Është interesante se Partia Demokratike e opozitës ka qenë që nga themelimi i saj tre dekada një forcë e vendosur Atlanticiste. Shqipëria u fut në Partneritetin për Paqe të NATO-s në vitet ’90 nën qeverisjen e drejtuar nga PD dhe arriti anëtarësimin në Aleancë në vitin 2009. PD ka kritikuar përpjekjet lobuese të qeverisë në Uashington, të cilat fokusohen në sigurimin e mbështetjes për partinë në pushtet.

Sanksionet aktuale amerikane ndaj zotit Berisha, të shpallura në vitin 2021, janë parë si pjesë e kësaj skeme partizane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here