Shehi i kthehet Ramës: Mos provokoni popullin e Kavajës, opozita nuk frikësohet

0
135

Lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku u plagos gjatë orëve të pasdites një zyrtar i PD-së, ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Reagimi i plote

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Kavajë, ku 25 vjeçari Bledi Okshtuni, Sekretar I PD Kavajë  ka mbetur I plagosur më armë zjarri në zyrat e Partisë Demokratike të Kavajës.  Autori I sulmit  Ndriçim Tahiri, person me precedentë penal është  një biznesmen I lidhur me Bashkinë e Kavajës, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij.

Po e ndjek me shqetësim këtë situatë, pasi në kohën kur ndodhi plagosja autori ka qënë I shoqëruar nga Drejtori i Policisë Bashkiake të Kavajës. Autoritetet duhet të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda. Të plagosurit I uroj shërim të shpejtë.

Si një njeri që e njoh mirë qytetin e Kavajës, si nip I asaj treve, ju kërkoj të mos provokoni qytetarët fisnikë të Kavajës, mos provokoni demokratët e Kavajës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për vendin. Gjatë këtyre ditëve kam qënë shpesh në Kavajë dhe ndaj bindjen e plotë në fitoren plebishitare të opozitës në këtë rreth dhe çdo përpjekje për të nxitur tension do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Kavajës, kalatizator të demokracisë në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here