Kryemadhi: Rama të ikë nëse nuk hapen negociatat. Prokurorja mos përdoret nga politika

0
67

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në “Report Tv” se nëse vendit nuk i hapen negociatat, Edi Rama duhet të iki nga Qeveria.

Kryemadhi u shpreh se LSI dhe PD kanë mbajtur qëndrime të përgjegjshme lidhur me integrimin e vendit. “Nëse nuk hapen negociatat është faji i Ramës, nuk është as i LSI dhe as PD. Ne kemi miratuar çdo reformë që ka pasur të bëjë me integrimin”,- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka folur dhe për reformën në drejtësi. Ajo tha se sjellja e PS dhe vendimet e njëanshme e kanë dëmtuar reformën dhe sollën zgjedhjen e një kryeprokuroreje pa veting.

“Prokurorja e Përgjithshme është një grua shumë e nderuar, por duhet të ketë kujdes që të mos përdoret nga segmente të politikës,- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here