Rezultatet e para/ Vjen edhe reagimi i parë nga kryeministri, Rama shfaqet i përmbajtur, shmang Xhafajn…

0
135

Vjen edhe reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama. Pavarësisht nga shifrat e deritanishme ndryshe nga shumë eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste, ai është treguar më i përmbajtur.

Rama ka folur vetëm për rezultatin e parë zyrtarë të dalë nga KQZ që është ai votimit në Tiranë Njësia nr. 10, ku për herë të parë u implementua vota elektronike.

Në këtë njësi Partia Socialiste siguroi 6.007 vota, e dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 628 vota.

Mbi videon e publikuar, ku u shfaq kryebashkiaku Erjon Veliaj, Rama falënderon Njësinë 10 për besimin, si dhe bën thirrje që të numërohet deri në votën e fundit.

Por ndryshe nga kryebashkiaku, ai nuk ka përmendur rezultatin spektakolarë të Fatmir Xhafajt në këtë njësi, ku edhe pse renditet në vendin nr. 23, ai arriti të marrë 2795 vota.

“Deri në votën e fundit. Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 10, Tiranë”, shkroi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here