Numërohen 1718 QV nis rënia për PS, ja si renditen forcat politike…

0
226

Kur janë numëruar 1718 nga 5199 qendra votimi në të gjithë vendin, PS ka një rënie të lehtë të shifrave nga mëngjesi, duke marrë rreth 49.4% të votave, në krahasim me PD-AN që ka marrë 38.79% dhe LSI 7.14 % në rang kombëtar.

Përkthyer në numër votashL PS ka marrë deri më tani 241.100, PD 189.188, LSI 34.753 dhe PSD 9.493 vota.

Derimë tani procesi i numërimit të votave po ecën me një ritëm normal, edhe pse në disa KZAZ të vendit numëruesit kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

Gara premton që të jetë mjaft intersante veçanërisht në qarkun e Tiranës, ndërsa deri në momentet që flasim i vetmi rezultat i sigurt është ai i njësisë 10 në Tiranë, ku PS ka fituar, duke ruajtur pak a shumë pozitat e vitit 2017, ndërsa PD ka marrë një numër më të madh votash, në krahasim me katër vite më parë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here