Po punohet për të përfituar/ Lubonja: Pse duan t’i zgjerojnë rrugët e makinave?

0
294

Fatos Lubonja ka komentuar debatin sa i takon zgjerimit të ”Unazës së Re” në Tiranë. I ftuar në rubrikën ”Opinion” në News 24, analisti Lubonja tha se të gjitha analizat të çojnë se këtu po punohet për të përfituar një grup njerëzish, duke ju referuar çmimit të vendosur, 40 milionë euro.

Lubonja tha se nuk ka një strategji pasi nga njëra thuhet që qytetarët të lëviznin me biçikleta dhe nga ana tjetër zgjerojnë rrugët e makinave.

”Të gjitha analizat të çojnë se këtu punohet për të përfituar një grup njerëzish. Vendoset për tu shpërndarë me ca klientë për t’u pastruar në dëm të gjithë komunitetit. Pse duan t’i zgjerojnë rrugët kur thonë ecni me biçikleta? Këtu s’ka as strategji. Këtu ka vetëm ha, kafsho e ik”, u shpreh ndër të tjerash Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here