Makina del nga rruga, plagoset çifti i bashkëshortëve në Gjirokastër

0
82

Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti të regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, në Gjirokastër.

Sipas policisë, si pasojë u plagosën drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij.

“Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, shtetasi J. V., duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. V., 32 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja S. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit), të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital”, ben me dije policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here