3 vjet burg se hapi dritare pa leje, të gjitha detajet mbi dënimin e Boiken Lakos

0
133

Muzikanti, Boiken Lako është dënuar nga Gjykata e Tiranës me tre vite burg, të cilat janë konvertuar në shërbim prove. Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT. Gjithçka ndodhi pasi muzikanti, ka bërë hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, të cilin do ta kthente në studio muzikore.

Shkelja

Lako kishte marrë një ambient të shkatërruar në zonën e NISHERAKU-t në Tiranë duke tentuar ta kthente në studio muzikore. Ambienti ishte i papërdorshëm dhe rrjedhimisht kërkonte rikonstruksion.

Për të bërë këtë, Lako ka marrë një leje në minibashkinë nr.7 për të kryer punime. Por, një telefonatë në bashki bëri që atje të shkoni inspektorët dhe të vërtetonin se gjatë punimeve ishin hapur pa leje katër dritare në katin e dytë të ndërtesës. Kjo ka qenë edhe shkelja e kapur prej tyre që çoi Lakon para gjykatës edhe pse kishte marrë leje për kryerjen e punimeve.

Por shkoi çështja deri këtu?

Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, tek një ndërtesë 2-katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo godinë ishte në bllokun e ish-magazinave tek ish-NISHARAK.

Deklarimi i muzikantit

Në deklarimet e tij Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte paisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “ suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore.

Arsyetimi i gjykatës

Boiken Lako u dënua me burg (vendim i konvertuar në shërbim prove) edhe pse kishte marrë leje për kryerjen e punimeve në një ambient të ish-NISHERAKUT në Tiranë, të cilën do ta kthente në studio muzikore.

Gjyqtari që ka firmosur vendimin është treguar “i mëshirshëm” ndaj Lakos duke theksuar se ai kishte pranuar “krimin” dhe se ishte treguar bashkëpunëtor gjatë procesit gjyqësor, si edhe nuk ishte i dënuar më parë.

Të treja këto fakte bëjnë që sipas gjyqtarit dënimi me burg të konvertohej në shërbim prove. Gjatë kësaj periudhe Lako duhet të kontaktojë në mënyrë periodike agjentët e shërbimit të provës si edhe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.

 

Konstatimi i gjykatës

Në datë 16.02.2021, Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon  nga një qytetar, se në rrugën “ Shefqet Musaraj”, në anën e majtë të saj, tek një ndërtesë dy katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit  është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kqyrjes është konstatuar se kjo banesë ishte në bllokun e ish magazinave tek ish NISHARAK, në afërsi të UET, e cila ishte marë me qera nga shtetasi Boiken Lako dhe punimet po kryheshin prej tij. Nga kqyrja ka rezultuar se në katin e dytë ishte një ambient holl, me përmasa 30 m2 me 7 të përshtatura në dhoma, ku po kryheshin punime ndërtimore.

Në dhomën e parafundit  nga ana lindore ishte hapur një mur, me përmasa 120×100 cm, një dritare, në dyshemen e kësaj dhome kishte materiale inerte, tulla dhe llaç, në dhomën e fundit  ishte vendosur një dritare duralumini, të gjitha ambientet e brendëshme ishin të ndara në dhoma, nuk kishte dyer të vendosura, tavani i hollit të ambientit ishte i pa suvatuar, por i shtruar me parket laminat.

I pandehuri Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij, tek ish magazinat tek Nisheraku , të cilën e ka marrë me qera nga shtetasi Dritan Sanxhakatari, duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar tek Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më dt.21.01.2021, për leje për kryerjen e disa punimeve hidraulike, elektrike, suvatime të mureve dhe tavaneve, shtrim me pllaka dhe restaurime të dritareve dhe dyerve të objektit. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me mikun e tij Klajdi Kruja, për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë. Në lidhje me dritaren e hapur  me përmasa 100x90cm, ka qënë më pare dhe ata kanë hapur dritare që kanë qënë të mbyllura, për ti kthyer në gjëndjen e mëparshme. Këto rrethana dhe fakte janë të shoqëruara me tabelë fotografike.

Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, me shkresën Nr.7821/1 prot. Dt.24.02.2021, inspektorët kanë konstatuar se po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njerën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në këtin e dytë të ndërtesës. Ndaj subjektit Boiken Lako është mbajtur process-verbal i konstatimit të kundravajtjes Nr.3963 dt.17.02.2021, ndërsa me vendimin Nr.3287 dt.26.02.2021 duke e dënuar me gjobë në shumën 50 000 leke.

  Në deklarimet e tij Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte paisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “ suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore.

Ne ligjin  Nr. 10119  dt. 23.04.2009 për  “Planifikimin e territorit“, ku bëhet fjalë për “Lejen  e zhvillimit“, “Lejen e ndërtimit“, “Leja e infrastrukturës“ dhe “Leja e përdorimit“, janë parashikuar kriteret dhe proçedurat ligjore , për të siguruar lejet përkatëse para fillimit të ndërtimit të një objekti ose shtese , gjatë ndërtimit të tij dhe në përfundim të tij.     

Nga verifikimet e bëra në hetimet paraprake rezulton se ndertimi i këtij objekti është pa leje, si dhe në kundërshtim me Ligjin  Nr. 107/2014 “Për palnifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar me Vendimin Nr.408 dt.13.05.2015 “ Për miratimin e rregullores së Zhvillimit të Territorit” nenet 6,7. Në analizë objektive të të gjitha akteve të hetimeve paraprake, rezulton se ka prova të plota e të mjaftueshme që provojnë se i pandehuri e ka kryer veprën penale, për të cilën është akuzuar “ Ndërtim i paligjshëm”, kryer me qëllime fitimi, sipas nenit 199/a-4 i K.Penal, sipas ndryshimeve të bera në Kodin Penal për këtë dispozitë, sipas ligjit 146/2020, pasi godina në fjalë ka vetëm ambjente të dhëna me qera, për shërbime dhe biznese të ndryshme.

Në rastin konkret rezulton se shtetasi Boiken Lako ka kryer punime që kategorizohen si punime që kërkohet pajisja me leje ndërtimi sipas nenit 11 të VKM-së 408 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”. Punimet e kryera nga shtetasi Boiken Lako konsistojnë në krijimin e një strukture të re, duke ndërtuar mure, hapur dritare, kasat e dyerve dhe instalimet elektrike. Shtetasi Boiken Lako nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por thjesht është mbështetur tek një kërkesë e Njësisë Administrative Nr.7. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Boiken Lako, proces-verbali për kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshne nga ajo e mëparshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here