Itali/Shpërndanin drogë, bien në pranga 3 shqiptarë

0
146

Tre shqiptarë shpërndarës droge kanë rënë në pranga të policisë italiane. Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur i përkasin moshave 22, 23 dhe 41 vjeç.

Policia italiane ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në total 500 gram kokainë dhe rreth 3500 euro.

Zbulimin i trafikantëve u bë pas një kontrolli të ushtruar në një hotel në Piazza Durante,  Milano, ku 22- vjeçari u gjet me disa doza kokainë në dhomë.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në celularin e 22-vjeçarit kanë ardhur disa mesazhe ku i referoheshin një tregtie të ardhshme droge në rrugën Corridoni.

Pas kësaj policia identifikoi edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit të trafikut, ku në banesat e tyre u gjeti 32 gram kokainë dhe 2450 euro.

41-vjeçari sipas policisë italianë rezulton me precedentë të mëparshëm kriminal, ndërsa dy të rinjtë jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here