Arrestimet nga LSI, Lubonja: Njësoj si me Fatos Nanon. Kapen ca për të shantazhuar

0
248

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në studion e News24 arrestimet e ditëve të fundit të ish-zyrtarëve të LSI-së. Në rubrikën “Opinion”, Lubonja nuk faktin se mund të ketë pasur korrupsion por sipas tij, qartas këto janë arrestime politike për të trembur dhe shantazhuar, duke bërë pyetjen nëse është kapur ndonjë qeveritar?

 

Ai i krahasoi këto arrestime me atë të Fatos Nanos në vitin 1993, që sipas tij megjithëse akuza ishte për korrupsion, të gjithë e dinin se ishte për arsye politike. “ Unë do t’ju sjell një shembull. Në vitet 93-94 u arrestua Fatos Nano për korrupsion. Unë mendoj se aty mund të ketë pasur edhe korrupsion por nuk ka shqiptar që nuk e di se ai nuk u arrestua për korrupsion por për arsye politike. Në atë kohë u bë edhe shkolla e plepave. Rezultatin e dini vetë, 97-ta. As korrupsioni nuk u ndalua, as piramidat. Lufta politike shkoi deri aty sa nuk dilje dot as në TV publik. Mendoj se është e njëjta gjë, jo në atë ekstremitet. Kjo është drejtësi e kapur dhe po përdoret dhe fakti është evident. Po arrestohen vetëm opozitarë. Ke dëgjuar ndonjë qeveritar? Shiko çfarë ndodhi me Saimir Tahirin. Kapen ca për të trembur, për të shantazhuar. Ky është një kërcënim i madh që nesër mund të kapë atë opozitarin që mund të ketë bërë ndonjë korrupsion po për mua Shqipëria lundron në një det paligjshmërie. Kjo po ndodh dhe ndaj kësaj duhet të ngrihen sa më parë njerëzit”, deklaroi analisti Lubonja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here