Kontenierët me plehra në Shqipëri/ Aktivisti: Duam sqarime, Rama të kujtojë protestat e armëve kimike

0
195
1.300 kontenierë me mbetje urbane të nisura nga Italia me destinacion Maqedoninë janë zhdukur, pas zbarkimit të tyre në Portin e Durrësit. Alarmin e jep “Pianeta Italia”, që ka investiguar prej muajsh mbi këtë rast.

Sipas saj, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato maqedonase po zhvillojnë një hetim mbi çështjen, e cila duket mjaft delikate. Dokumentet, që “Pianeta Italia” thotë se i ka siguruar, tregojnë që në vitin 2016 të paktën 1300 kontenierë me 22 ton mbetje secili, që ishin të destinuara për landfillin e Dresles në Maqedoni, që drejtohet nga italianët, kanë zbarkuar në Durrës, por nuk kanë dalë me jashtë Shqipërisë.

I kontaktuar nga 360grade.al lidhur me këtë çështje që ka mbërthyer mbarë opinionin publik shqiptar, aktivisti Aulon Kalaja ka rrëfyer se si do të procedohet më pas.

Sipas tij, situata është katoike pasi ende nuk dihet se sa i vërtetë është lajmi dhe ku janë vendosur këto kontenierë, por nëse investigimet tregojnë se problemi është real atëherë do të përsëriten protestat e armëve kimike të vitit 2013. “Po përgatis protestat para Kryeministrisë ti kërkojë sqarime kryeministrit Rama. Nuk e dimë ku janë kontenierët, nuk e dimë ku i kanë futur. Është situatë kaotike. Ftojmë gjimnazet dhe universitetet të reagojnë. Do bëjmë protesta si për armët kimike”, u shpreh Kalaja.

Sipas medias italiane, dyshimet janë se mbetjet janë fshehur në tunele të braktisur në Shqipëri. Ajo lidh me këtë hetim edhe vizitën e kreut të Antimafias Italiane, Franko Roberti, javën e kaluar në Tiranë, ku u takua me Kryeprokurorin Llalla.

Ndërkohë ende asnjë reagim nga qeveria shqiptare. /360 gradë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here