Alfred Balla zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

0
225

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë zgjedhur me 10 vota Alfred Ballën në krye të këtij institucioni.

Balla ka qenë deri më tani Zv.Kryetar i KLP-së, institucioni më i lartë në Sistemin e Drejtësisë për prokurorët. Balla zëvendëson Gent Ibrahimin, të cilin i kishte mbaruar mandati që më 19 dhjetor 2021.

Ai është zgjedhur me vendimin Nr.19/2018, datë 08.02.2018 nga Kuvendi i R.Shqipërisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile.

Alfred Balla ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 pranë “Universitetit të Tiranës”; studimet pasuniversitare, master shkencor në të drejtën penale në vitin 2012 pranë Universitetit “Justiniani I-rë” dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike (e drejtë penale) nga viti 2020 pranë “Universitetit Europian të Tiranës”.

Në vitet 1991-1998 ka punuar në detyrën e Prokurorit të sektorit gjyqësor, Zv/Prokurorit të Rrethit dhe Prokurorit të Rrethit në prokuroritë Fier e Lushnje. Në vitet 1998-2003 dhe 2007-2012 ka ushtruar profesionin e lirë si avokat.

Në vitet 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit. Në vitet 2012-2017 ka punuar në pozicionin si Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

Gjatë viteve të punës është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut Balla ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit.

Ka ushtruar dhe ushtron aktualisht edhe detyrën e pedagogut të jashtëm pranë universiteteve të ndryshme në lëndët e drejtë zakonore, procedurë civile, e drejtë penale e posaçme dhe e përgjithshme, praktikë profesionale etj.

Çfarë është KLP, cilat janë detyrat e institucionit:

KLP është organi kryesor i qeverisjes së gjyqësorit. Detyrat (kompetencat) e KLGJ përfshijnë:

1. Bën plane strategjike për zhvillimin e sistemit të prokurorisë dhe monitoron ecurinë e zbatimit të tyre;

2. Raporton çdo vit para Kuvendit dhe publikut mbi gjendjen e sistemit të prokurorisë;

3. Miraton standartet e etikës prokuroriale dhe mbikqyr respektimin e tyre nga ana e gjyqtarëve;

4. Emëron (dhe cakton në pozicione konkrete) prokurorët e shkallës së parë dhe të dytë;

5. Përzgjedh dhe i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm;

6. Transferon dhe ngre në detyrë prokurorët;

7. Vlerëson veprimtarinë etike dhe profesionale të prokurorëve;

8. Vendos masa disiplinore mbi prokurorët që kryejnë shkelje disiplinore;

9. Jep mendim në lidhje me numrin e përgjithshëm të prokurorëve dhe numrin e prokurorëve për çdo zyrë prokurorie.

10. Bën deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur e gjykon të nevojshme.

11. Bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të gjyqtarëve;

12. Jep opinione ose bën propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin që mund të ndikojë në punën e prokurorisë dhe ligjin e procedurës penale;

13. I kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë inspektime tematike ose hetime për shkeljet individuale;

14. Rekruton, emëron, vlerëson dhe disiplinon funksionarët e lartë të adminisrtaës së prokurorisë.

15. Harton dhe zbaton buxhetin e vet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here