Ja kush janë çiftet shqiptare që kanë përfunduar në pranga nga dhuna e mashtrimet…

0
208

Dhuna në familje është në nga fenomenet më të kqija që fatkeqësisht në vendin tonë është shumë i përhapur. Vetëm në muajt e fundit ka patur një numër shumë të lartë viktimash të dhunës në familje. Por ndonjëherë dhuna del edhe jashtë atij “rrethit familjar” midis bashkëshortëve ose prindër-fëmijë.

Një ngjarje e tillë, aspak e këndëshme ka ndodhur ditën e sotme në një fshat në qytezën e Belshit. Bashkëshortët Bardhul Kodra dhe Lavdije Kodra, përkatësisht 49 dhe 44 vjeçe në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rrahur dhe i kanë shkaktuar plagë të rënda kunatës së tyre 32 vjeçe. Dhuna mendohet të ketë shpërthyer pas një konflikti për motive të dobëta. Çifti Kodra janë vendosur në pranga direkt pas denoncimit të ngjarjes dhe materialet i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Dhuna në familje”.


Por këta nuk janë çifti i vetëm që kanë përfunduar pas hekurave për krime të kryera në bashkëpunim. Madje rastet janë edhe më të thella sidomos kur bëhet fjalë për bashkëpunime BURRE-GRUA.  Duke filluar nga “Dhuna ne familje”, “Mashtrimet” apo trafiku i drogës, rastet janë të shumta.

Kthehemi vetëm pak muaj pas për të kujtuar çiftin nga Fieri Fisnik dhe Migena Kajolli të cilët u vendosën në pranga nën akuzën e “Mashtrimit”.  Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe e shoqja, Migena Kajolli, 27 vjeçe nga Dërmënas i Fierit, kishin mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fier duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private në këmbim të shuma parash që varionin nga 200 deri në 2000 EURO.
Mashtrimi i çiftit shkonte rreth 200 mijë euro fitim e mbledhur në total.  Ndaj tyre Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

 

Një tjetër rast i tillë ka ndodhur në Tiranë 24 Korrik 2017 por dëmi ishte më i madh.
Alfred Alku dhe Ornela Alku u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe valutë, me vlerë 430.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 773.400 lekë; 450 euro; 100 dollarë; 350 paund.
Lumturia e këtyre të fundit mbaroi kur Krimi Ekonomik zbuloi skemën dhe i vendosi në pranga bashkëshortët.

Skema e mashtrimit mes bashkëshortëve shqiptar ka arritur deri në Amerikë. Në vitin 2012 u arrestuan në shkodër një çift të moshuarish shqiptar të cilët akuzoheshin dhe ishin në kërkimn nga drejtësia amerikane.
Zoge Dash Ahmetaj, 69 vjeç dhe Qerim Zymer Ahmataj, 77 vjeç u arrestuan në Koplik me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë dënuar për veprat penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave. Mesohet se ata nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese.

Në vitin 2016 u “godit” një tjetër çift të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Andi Pepnika 40 vjeç dhe Dezdimona Jahelezi, 32 vjeç, të martuer prej vitesh, banues në Kamëz të Tiranës u arrestuan në flagrancë pasi pasi në pikën e kontrollit të automjeteve në Portin e Durrësit iu gjet 5.5 kilogramë kanabis e fshehur në bagazhin e automjetit të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here