Shkarkimet në administratë, LSI mesazh mbështetësve: Do riktheheni sërish në punë pas 26 qershorit

0
193

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama përmes një konference për shtyp falënderoi të gjithë mbështetësit që morën pjesë në mitingun e mbrëmshëm në Tiranë por bëri edhe një apel që në këto 9 ditë të mbetura të fushatës nuk duhet të bien pre e provokimeve.

Ai tha se mbështetësit e LSI-së po hiqen masivisht nga puna, por i paralajmëroi se do të kthehen sërish, pas 26 qershorit.

“Ne jemi një alternativë reale, kemi ofertë reale. Në këto 9 ditë që kanë mbetur deri në zgjedhje unë kam një apel të veçantë të vazhdojnë punën të fokusuar tek alternativa jonë programet tona reale të mos bien pre e provokimeve dhe kulisave që krijohen për shkak të depresionit të madh ku gjenden rivalet tanë. LSI forcë e madhe që rritet ditë pas dite për të shkuar e vendosur tek triumfi madhështor i 25 qershorit”,- tha ai.

“Eshtë tensionuar gjuetia e shtrigave përmes kontrollit me grupe të ngjashme me gardistët e kuq, që shkojnë nëpër insticione me fotografi në duar për të larguar nga puna qytetarë të lirë, vetëm e vetëm se kanë qenë dje në miting e LSI. Kjo është një shfaqje e frikshme, e turpshme, e gjtihcckaje negative që ka përfshirë rilindjen. Kjo as nga tremb, as nga frikëson. Na bën më të fortë. Për të gjithë ata punonjës që janë larguar, vetëm për hakmarrje politike, të mos kenë merak, pasi në 26 qershor do kthene nëe vendet e tyre të punës, si qytetarë të lirë”,- vijoi ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here