Hidhet nga kati i 8 një 19-vjeçare, dyshohet vetëvrasje. Bashkëjetonte me një 38-vjeçar

0
198

Një tjetër ngjarje e rëndë ka prekur sërish vendin tonë. Këtë herë një vajzë dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati në Fier.

Vdekja ka qenë e menjëhershme për 19-vjeçaren me inicialet S .B., nga Kuçova e cila bashkëjetonte me një 38-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit rreth orës 02:10.

Policia sqaron se “19-vjeçarja me iniciale S.B dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme”

“Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin A.Ç, 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here