Këlliçi: Të premten, ora 11:00 sërish në protestë para Bashkisë Tiranë, institucionit të dytë më të korruptuar në vend

0
71

Anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi, në një deklaratë për media, ka njoftuar se protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet të premten në orën 11:00.

Këlliçi u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë, ndërsa shtoi se “asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet”. Ai u shpreh gjithashtu se aksioni i tyre do të vijojë sepse “kauzat fitohen me qëndresë”.

BELIND KËLLIÇI: Të dashur demokratë, të nderuar qytetarë, Kthimi në shtëpi i flamurit të Partisë Demokratike, rivendosja e legalitetit, pas një lufte të gjatë me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij, është një lajm i mire, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët. Por, kjo fitore as nuk e kthen plotësisht normalitetin dhe as u jep pauzë përpjekjeve tona për ta rivendosur deri në fund legalitetin, për të bërë sërish Shqipërinë një vend normal, një vend të të gjithëve, jo vetëm të ‘strategjikëve’ dhe të ‘drejtorëve’.

Prej 11 javësh ne tubohemi para Bashkisë së Tiranës, institucionit të dytë më të korruptuar në vend, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, që të demaskohen hajdutët, që të dorëhiqet Erion Veliaj dhe bashkia tu kthehet qytetarëve. Asgjë nuk na ka ndalur këto javë: as vapa, as presioni, as helmet dhe dhuna policore. Siç nuk na ndali asnjë kërcënim apo presion, edhe në betejën e gjatë për të rikthyer flamurin e Partisë Demokratike te demokratët.

Ju bëj thirrje që në këtë frymë të mblidhemi sërish të premten, ora 11:00, para bashkisë. Le të na prijë flamuri i Partisë Demokratike i rikthyer në shtëpi, flamuri i opozitës së vërtetë. Le të na prijë flamuri kuqezi i Shqipërisë. Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet cdo betejë. Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet.

Forca juaj, besimi juaj, mbështetja juaj kanë qenë dhe janë motori i fitores që arritëm dje. Pa demokratët, pa qytetarët, asgjë nuk arrihet. Ju bëj thirrje edhe njëherë që, të premten me datë 14, në ora 11, të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn. Aksioni ynë vijon sepse kauzat fitohen me qëndresë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here