Arrestohet në Tiranë Denis Telo 30 vjeç, i njohur si dhunuesi i shumë vajzave në kryeqytet. Policia bën me dije se 30 vjeçari është arrestuar për plagosje të lehtë me dashje.
Ai ka rënë në prangat e policisë pas një kallëzimi të bërë nga një 26 vjeçare dhe një 29 vjeçare banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve.
Vajzat kanë deklaruar se 30 vjeçari i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.
Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.