CEZ, dështon seanca e radhës e Taulant Ballës, ironizon Shkëlzen Berisha: Ramës i kanë…

0
247

Mbledhja e radhës e komisionit parlamentar hetimor për privatizimin e CEZ, ka dështuar. Arsyeja bëhet e ditur nga juristi Shkëlzen Berisha i cili ishte paraqitur sot në bazë të kërkesës zyrtare për të dëshmuar, por në momentin e fundit ai është njoftuar se mbledhja e parashikuar për sot nuk mund të zhvillohej, për mungesë kuorumi.

Jo vetëm anëtarët e opozitës e cila tashmë ka braktisur përfundimisht jetën parlamentare, por edhe deputetë socialistë të komisionit duket se e kanë braktisur komisionin i cili është kthyer në një show bajat për qëllimet personale të kryetarit të saj Taulant Balla.

Në këtë pikë juristi Shkëlzen Berisha ka ironuzar situatën e krijuar në komisionin hetimor duke shkruar: “Ramës i kanë humbur delet. Mbledhja e komisionit shtyhet për mungese kuorumi”.

Siç dihet, mbledhjet e komisionit në fjalë, kanë hyrë në një ngërç institucional dhe ligjor për shkak të konfliktit të interesit që kryetari Taulant Balla ka me juristin Shkëlzen Berisha i cili është paraqitur 3 herë në cilësinë e dëshmitarit, por dëshmia e tij nuk ka qenë e mundur pasi Berisha refuzon të betohet para një njeriu me të cilin ka konflikt interesi dhe të cilit ai i drejtohet me fjalët “I dënuar kryetar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here