Pas infektimit me Covid-19, flet Neritan Ceka: Jam mirë, po mjekohem në shtëpi

0
114

Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pas publikimit të lajmit se ai dhe bashkëshortja e tij janë infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Për “OraNews”, Ceka u shpreh se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është drejt shërimit. Ceka shtoi se prej 13 ditësh ai dhe bashkëshortja e tij po merrnin mjekim në shtëpi pasi nuk kishin pranuar që të shkonin në spital.

Më tej, ai falenderon të gjithë miqtë dhe kolegët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe apelon për respektimin e masave dhe kujdesin për veten.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here