Çfarë po ndodh në tregjet ndërkombëtare/ Rritet nafta, bien bursat, rubla në pikiatë, pas sanskioneve ruse

0
119

Nafta e papërpunuar shënoi rritje, ndërsa rubla ra me gati 30%, duke arritur një nivel të ri të ulët rekord të hënën, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës. Këto sanskione përfshinë bllokimin e disa bankave nga sistemi global i pagesave SWIFT.

 

Kërkesa për investime të sigurta nxiti obligacionet së bashku me dollarin dhe jenin, ndërsa euro ra, pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e armatosura bërthamore në gatishmëri të lartë të dielën, në ditën e katërt të sulmit më të madh ndaj një shteti europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Rritja e tensioneve shtoi frikën se furnizimet me naftë nga prodhuesi i dytë më i madh në botë mund të ndërpriteshin, duke e çuar çmimin e kontratave të së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent me 4,21 dollarë ose 4,3 për qind në 102,14 dollarë. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 4,58 dollarë ose 5,0% në 96,17 dollarë për fuçi.

 

“Unë po u them klientëve që gjithçka që dimë me siguri është se çmimet e energjisë do të jenë më të larta,” tha John Milroy, këshilltar financiar i Ord Minnett në Sydney.

 

“Është një klishe e vjetër, por është e vërtetë që pasiguria nxit lëvizjet në të dy drejtimet”.

 

Aksionet e Azi-Paqësorit u ulën në seancën e mëngjesit kryesisht, në linjë me rëniet për aksionet e së ardhmes në SHBA dhe Evropë.

 

Nikkei 225 i Japonisë (.N225) ra me 0.25%, ndërsa aksionet kineze (.CSI300) ranë 0.36%. Standardi i Australisë (.AXJO), megjithatë, u rrit 0.64%, i nxitur nga aksionet e energjisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here