Qeveria e Ukrainës: Rusia e ka ulur ritmin e sulmeve mbi qytetet tona

0
108

Forcat ruse kanë ulur ritmin e ofensivës së tyre kundër Ukrainës, të paktën kështu deklaron Këshilli i Ministrave të Ukrainës.

 

“Pushtuesit rusë kanë ulur ritmin e sulmit, por ende po përpiqen të kenë sukses në disa fusha në ofensivën kundër Ukrainës”, postoi Kabineti i Ministrave në faqen e tyre zyrtare në Tëitter të hënën, pa dhënë më shumë detaje.

 

Ky lajm vjen në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes ruse, pretendon se ka marrë nën kontoll hapësirën ajrore të Ukrainës.

 

“Aviacioni rus ka fituar epërsi ajrore mbi të gjithë territorin e Ukrainës,” tha në një deklaratë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

 

CNN nuk është në gjendje ta verifikojë këtë deklaratë. Që nga fillimi i luftës, ushtria ruse ka bërë pretendime të pasakta në lidhje me operacionet e saj ushtarake.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here