Fjolla Morina realizon një tjetër ndërhyrje estetike në fytyrë…

0
454

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, krahas projekteve në faqet rozë komentohet në masë të madhe edhe për pamjen e saj.

Transformimet që ka pësuar ndër vite, e kanë bërë të duket më ndryshe e madje të krahasohet me yje të famshme botërore.

Sidoqoftë, artistja e njohur së fundmi u bë e ditur se ka realizuar një tjetër ndërhyrje në fytyrën e saj.

Një nga klinikat estetike në Prishtinë ka shpërndarë një video të këngëtares 34 vjeçare në momentin kur i është nënshtruar ndërhyrjes.

Në bazë të videos, Morina ka intervenuar në fytyrë duke injektuar ‘botox’ në pjesën e nofullës, i cili siç shihet ka për qëllim të rimodelojë formën e fytyrës.

Kjo nuk është hera e parë që Fjolla zbulon hapur intervenimet e saj, pasi vetëm një muaj më parë ajo tregoi se ka bërë fryerjen e buzëve.

Në anën tjetër, zeshkania ka nisur punën për projektin e ri muzikor dhe pritet të rikthehet së shpejti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here