Rama në Lushnjë / “Mbështetje financiare për bujqësinë”

0
142

Florenc Drizari

Kryeministri Rama: Bujqësia, subvencionojmë zhvillimin e punësimit

 

Rama-ne-Lushnje-400x266Kryeministri Edi Rama premtoi sërish investime në sektorin e bujqësisë. Gjatë një takimi që pati me sipërmarrës në fushën e agrobiznesit në Lushnjë, Rama garantoi mbështetje financiare dhe ligjore për këtë sektor. Në këtë aktivitet, Kryeministri Rama u informua mbi produktet shqiptare që dalin në tregun rajonal me ambalazhin “Made in Albania”. Kryeministri u takua dhe bisedoi edhe me disa importues nga Kosova, të cilët u shprehën se marketingu me këtë logo i produkteve bujqësore është mirëpritur nga tregu i Kosovës, i cili është i orientuar nga importimi i prodhimeve nga Shqipëria.

“Ne kemi një qëllim shumë të qartë, bazuar në një qasje të re ndaj bujqësisë. Ne duam jo të hedhim paratë për të mbështetur mbijetesën, por të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit të të gjithë rrugëtimit të prodhimit bujqësor, të mbështesim sigurinë e çdo prodhuesi se prodhimi i tij nuk do të mbetet pa shitur”, – u shpreh Kryeministri.

Bujqësia dhe agroindustria sjellin vlerësohen edhe sektorë me potencial të lartë punësimi, por që ende drejtohet nga metodat tradicionale të prodhimit e tregtimit. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë prodhuesin, duke mbështetur inovacionin dhe investimet në të gjithë rrugëtimit e produktit, deri në daljen e tij në treg.

“Ne do mbështesim inovacionin e të gjithë atyre që si ju, angazhohen në këtë transformim dhe të mbështesim gjithë atë progres që garanton gjithë ky zinxhir, se vërtetë këtu ka një numër të vogël në dukje që punësohen, por kjo qendër garanton një punësim zinxhir deri në fund të zinxhirit, që nga ai që del nga shtëpia e punon tokën, deri tek ai që del nga shtëpia për të blerë prodhimin. Unë ju siguroj se ne do t’ju mbështesim ju dhe do mbështesim gjithë ata që si ju kanë nevojë ta çojnë përpara investimin e tyre. Do ju mbështesim me legjislacion, do ju mbështesim financiarisht, do ju mbështesim duke mbështetur edhe pjesë të tjera të zinxhirit dhe të gjithë ata të tjerë që duke ju parë juve e nën shembullin tuaj të ndërmarrin nisma të reja për investime të reja, të krijojnë vende pune dhe që e forcojnë këtë zinxhir, për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës, tek bujqësia e zhvillimit dhe transformimit”, – u shpreh Kryeministri. Në këtë takim Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Edhe ministri Panariti, duke e konsideruar këtë sipërmarrje vuri theksin në fuqizimin e lidhjes prodhim-përpunim-treg, çka i jep produktit vlerë të shtuar. 60% e fondeve të përgjithshme për bujqësinë, theksoi ministri Panariti, janë planifikuar për të mbështetur investimet në përpunimin dhe marketingun e produkteve.

 

 

“6 muaj qeverisje”

Kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar në Vlorë

Pas gjashtë muajsh qeverisjeje, Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish kabinetin qeveritar në qytetin e Vlorës. Mbledhja u zhvillua rreth mesditës, ndërkohë nga përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave nuk pati deklarata për median. Sipas zërave nga PS-ja, mbledhja e qeverisë u zhvillua për të bërë një bilanc të gjashtë muajve të parë të qeverisjes.

Shefi i qeverisë, shoqëruar nga anëtarët e kabinetit mbërriti në Vlorë për një mbledhje qeverie, e cila mbahet në ambientet e një nga hoteleve në zonën e Skelës. Edhe pse nuk pati një njoftim për rendin e ditës që do të diskutohej, pritet që ditën e diel kryetari i PS-së të ketë edhe një axhendë partiake. Ditën e diel, Rama ka parashikuar një takim me drejtorët e institucioneve lokale, ku përsëri temë e takimeve do të jetë puna e kryer gjatë 6 muajve qeverisje. Nga burime të PS-së në Vlorë bëhet e ditur se pritet që ai të takohet me këto struktura, takim që është kërkuar nga baza për shkak të emërimeve të bëra kohëve të fundit. Më herët Kryeministri Rama ka zhvilluar edhe takime të tjera të kabinetit të tij qeveritar në Vlorë. Këto takime, sipas Kryeministrit, vijnë edhe si pasojë e mbështetjes që qytetarët e Vlorës i kanë dhënë qeverisjes së majtë, jo vetëm për votat e marra në raport me të djathtën parlamentare, por edhe se ai ka kryesuar listën e deputetëve në këtë qark.

 

 

Radika, vijojnë protestat kundër devijimit

Çështja e lumit Radika vijon ende të shkaktojë debate si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një ditë më parë, qindra banorë të Dibrës së Madhe, si dhe nga zonat ku pritet të devijojë lumi Radika, u mblodhën përpara sheshit “Skëndërbej” për të kundërshtuar këtë projekt.

Në këtë takim e morën fjalën drejtues të shoqatave joqeveritare shqiptare dhe maqedonase, të cilët ishin kundër devijimit të lumit Radika. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët u bashkuan në kundërshtimin e këtij projekti.

Në fund të këtij tubimi u vendos që të ketë edhe një protestë tjetër, jo më në Dibër të Madhe apo në qytetin e Peshkopisë, por në vendin ku po kryhen punimet.

Gjithashtu, u vendos që herën tjetër protesta të mos jetë paqësore, por më dinjitoze, në mënyrë që të kundërshtohet me forcë projekti që prek lumin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency