Skandali i ilaçeve të skaduara. Ish-ministri flet me emra…

0
131

Në një postim në rrjetet sociale ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj thotë se përgjegjës për skandalin e ilaçeve të skaduara në QSUT përveç ministres dhe drejtoreshës se Farmacisë në QSUT, është Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Arjan Kraja.

Ndërsa flet me emra, Demiraj thotë se këta persona tregojnë se janë vrasës gjakftohtë të jetës dhe sigurisë shëndetësore të qytetareve, por dhe të perspektives Euroatlantike të Shqipërisë.

Postimi plotë i Dritan Demirajt

Te nderuar miq!

Duke ndjekur me vemendje skandalin e radhes se Ministrise se Shendetesise, qe ka te beje me sasine 93 per qind te ilaceve (ne nje vlere mbi 4 miliarde leke) te skaduara qe ndodhen ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane dhe qe konsumohen nga qytetaret tane, pervecse perben nje krim te mirefillte ndaj shtetasve shqiptare, do te doja te sillja ne vemendjen tuaj sa me poshte:

  1. Konstatoj se ne krye te ketij skandali pervec ministres dhe drejtoreshes se Farmacise ne QSUT padyshim qe pergjegjes per te gjithe tenderimet eshte kryehajduti Arjan Kraja, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Shendetesise.
  2. Ky person mund te mos jete shume i njohur per publikun, por jo per institucionin e Ministrise se Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, pasi ky se bashku me sulltaneshe kordhjelin me arrogancen bolshevike dhe super korrupsionin, shkaterruan nje nga shtyllat e Kombit, Ministrine e Mbrojtjes, duke hyre ne histori si “cifti” me i diskretitur ne historine e ushtrise shqiptare.
  3. Keta dhe jo vetem kishin pergjegjesine per sigurine kombetare, tregojne se jane vrases gjakftohte te jetes dhe sigurise shendetesore te qytetareve, por dhe te perspektives Euroatlantike te Shqiperise.
  4. Se fundi por jo nga rendesia vendi i krimineleve, shkelesve te ligjit qe po vrasin popullin avash avash eshte te perballen me drejtesine, pra ne burg, njelloj si ish anetaret e komisionit te sigurise kombetare, strateget cuko, ndoka, frroku, prenga dhe ish sigurimsi i vogel luto.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here