Flakët shkrumbojnë edhe një banesë në Selenicë

0
105

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të enjtje në Selenicë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Velçë, Selenicë, ku si pasojë e flakëve të zjarrit është  djegur plotësisht banesa e shtetasit  Nj. H..

Fatmirësisht sipas policisë ka vetëm dëme material, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Me datë 03.02.2022, rreth orës 14:30 në fshatin Velçë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit  Nj. H.,ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë kujtojmë se këtë të enjte si pasojë e flakëve të zjarrit në një banesë në Shkodër ka humbur jetën një 79 vjeçar dhe është lënduar bashkëshortja e tij

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here